11 viktima dhe 440 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit (31.01.2021) në gjithë vendin janë kryer 678 teste, prej të cilave 61 ose 9 për qind kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Ndërkohë që janë shëruar 440 pacientë. Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 11 pacientë.