525 sanksione për mosmbajtje të maskës

Kanë vazhduar sanksionet ndaj qytetarëve të cilët nuk mbajnë pajisje mbrojtëse në fytyrë.

Gjatë ditës që lamë pas, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë sanksionuar 525 qytetarë.

Për këtë, nga atje apelojnë që të respektohen masat dhe protokollet anti-Covid që janë miratuar nga Qeveria./TV21