“500 euro i fitojmë për një orë, njerëzit punojnë gjithë muajin”, flasin të famshmit e TikTok-ut

Rrjeti social Tiktok që nga fillimi i pandemisë në Kosovë ka marrë një hov mjaft të madh sa i përket përdorimit dhe shikueshmërisë. TikTok është shndërruar në një burim shumë të mirë të ardhurash.

Dy personazhet publike të Tiktok-ut, Berat Xhelili dhe Lulzim Jashari kanë rrëfyer për fillimet e tyre, përkrahjen që kanë marrë , eksperiencën, mirëpo edhe për pagesat që u sjell ky aplikacion.

“Ka filluar Tiktok-u gjatë pandemisë, n fillim njerëzit nuk e kanë ditur si shkon Tiktok-u e kanë shikuar si  një aplikacion shumë të dobët por në fakt është bërë aplikacioni më i fortë në rrjetin social në të gjithë botën, TikTok-u, dhe ne jemi inkuadruar në loja të ndryshme në TikTok që na e kanë dhënë mundësinë TikTok-u përmes match-ve( ndeshjeve) të ndryshme… Ka shumë artistë të cilët kanë thënë që nuk mundemi me hy në TikTok sepse palidhje, mirëpo kanë rënë në kundërshtim me vete… E kanë gjetur edhe një biznes edhe këtë sepse të gjithë njerëzit kanë nevojë për pare, dhe ai që të thotë kemi hy në TikTok dhe jo për të fituar para ato janë gënjeshtra”, tha ai për Lajmi.net.

Ndërkohë, edhe  Berat Xhelili, tha se falë kësaj pune është afruar me shumë miq nga larg, por  edhe me  personazhe publike.

“Sa i përket TikTok-ut, unë për vete të parin e kam pasur para pandemisë para izolimit total që kemi qenë me letërnjoftime me koda që kemi dal. Për Tiktok në fillim nuk ka pasurshumë njerëz, nuk ka pasur shumë konkurrencë, as audiencë shumë të madhe TikTok-u kemi qenë 10 deri në 15 persona disa persona publik mundem me i numëruar  në gishta… Është gjë e mirë të ka mundësuar të afrohesh me disa shok që i ke parë nga larg, ose disa këngëtarë që i ke parë vetëm në TV, ndërsa tani i ke mënyrat me ra shumë lehtë  në kontakt me ata”, tha ai.

Për përfitimet që i sjell rrjeti social TikTok, Lulzimi tha se këtë aplikacion e përdor me të vetmin qëllim, të fitojë para.

“Unë për vete hyjë në Tiktok për të fituar para, është biznes na i ka hapur shumë rrugët. Ne kemi pasur përfitime të mëdha, edhe do të ketë përfitime të mëdha… Unë jam që 9 muaj në Tiktok dhe kam pasur përfitime mjaftë të mëdha në Tiktok… Unë i kam përkrahur të gjithë, dhe do të vazhdojë t’i përkrahi të gjithë gjatë të gjithë karrierës sime.Edhe pse kam vendosur për një kohë të shkurtë do të përfundojë me karrierë pasi që jam bërë prind dhe jam i martuar dhe do të shkojë të jetojë në një shtet skandinav në Norvegji”, thotë ai.

Përdoruesit e këtij aplikacioni arrijnë që të fitojnë shuma të mëdha parash. E, Lulzimi tregon se fiton 20 mijë euro në muaj.

“Në TikTok kur të luan lojëra nëse luan match( ndeshje) pra unë i kam 20 mijë pikë unë i kam 20 mijë pikë pra paratë iu shkojnë të dyve, nëse je fitues t’i nuk i merrparatë vetëm ti, por të dy edhe humbësi edhe fituesi… Unë për vete 1 mijë dollarë i transferojë në Paypal dhe në bankë të Zvicrrës dhe nga një mijë dollarë i marrë vetëm 650 euro… Është një shumë e vogël qysh janë 1 mijë dollarë që bëjnë mbi 900 euro mirëpo ne i marrim vetëm 650 euro… Fitojmë shumë sepse për gjysme orë i fitojmë 500 euro, njerëzit punojnë tërë muajin, presidentet dhe kryeministrat e kanë 2 deri në 3 mijë euro, ndërsa ne i nxjerrim 20 mijë euro në muaj”, thotë ai.

Berat Xhelili, tutje tha se për arsye të mos përkrahjes në videove  që të dy personazhet i realizojnë në  TikTok ka bërë që të bëhet edhe shumë përçarje të  shoqërisë.

“Po,ka shumë po i cek disa raste, kur i ke përkrahur shumë dhe të kanë thënë po jam në lojën tënde dhe ndoshta t’i ke qëndruar me shpresë tek ai dhe kur ka ardhur puna e lojës më është bllokuar, nuk më ka ardhur, ka gjetë një arsye vetëm kot ka gënjyer dhe ka plot dhe janë bërë përçarjet e shoqërisë”, tha ai.

Ndryshe edhe pse Lulzim Jashari tregoi që do të pauzojë një kohë nga përdorimi i këtij rrjeti social, Berati thotë se është në finalizim të disa projekteve televizive.

“Ky është ndaluar, unë tash e kam kapur dritën e gjelbër, unë vetëm i kam shikuar këta të tjerët, kur këta të ndalen të gjithë unë e marr kapitenin tash ‘ElCapitano’,bëhem dhe jam në disa projekte të reja dhe nuk po guxoj me bë publike sepse po dështojnë mirëpo janë disa projekte gjigande që ka me bë vet një emision timin, dhe që nuk do ta bëjë më të shikuarin në Kosovë dhe Shqipëri unë jap dorëheqje nga fytyra publike dhe nuk dal në TV”, u shpreh ai.