5.000 euro për bizneset e reja! Bekim Murati: Viti 2021 është ndër më të suksesshmit

Çdo person që vendos të formoj kompani të re sipas Planit Operativ, Agjencia për Punësim jep ndihmë të pakthyeshme prej 5000 euro, por paraprakisht ata duhet ti përmbushin disa kritere. Cilat janë ato kritere, shpjegon Drejtori i nga Agjencia për Punësim Bekim Murati.

“I vetmi kriter që duhet të plotësojnë është që personat të jenë si kërkues aktiv të punës respektivisht ata duhet çdo muaj të paraqiten në Entin për Punësim, si pjesë më atraktive edhe për të rinjtë por edhe për gjithë moshat mbetet masa e vetëpunësimit ku parashihet themelimi i subjekteve apo ndërmarrjeve. Nga 1887 persona, 36.6% e tyre kanë qenë të rinj të moshës deri 29 vjeçare persona të cilët kanë marrë guximin të hapin apo themelojnë subjektet e tyre”, tha Bekim Murati, drejtor i Agjencisë për Punësim.

Murati theksoi se 1887 persona kanë formuar ndërmarrje të reja ku rreth 99% e kompanive të reja vazhdojnë të jenë të suksesshme. Viti 2021 është ndër më të suksesshmit pasi që mbi 12mijë persona të pa punë shfrytëzuan masat aktive të planit operativ e të cilët sot janë të punësuar, thotë Murati.

“Mund ët them që viti 2021 ishte në ndër vitet më të suksesshme sa i përket realizimit të Planit Operativ dhe është realizuar me një përqindje shumë të madhe respektivisht 94.6% janë harxhuar apo janë paguar 1.5 miliard denarë për këto masa. Nga 1887 persona, 36.6% e tyre kanë qenë të rinj të moshës deri 29 vjeçare persona të cilët kanë marrë guximin të hapin apo themelojnë subjektet e tyre. Si kuadër më deficitar janë pjesa e inxhinierëve, IT por gjithashtu nuk mungon edhe personat apo të rinjt të cilët kërkojnë punë edhe në pjesën e kamerierëve, hotelerisë e kështu me radhë”, theksoi Bekim Murati, drejtor i Agjencisë për Punësim.

Murati shtoi se Plani Operativ është edhe një mekanizëm shumë i mirë për të ndaluar ikjen e të rinjve nga vendi. Ndërsa edhe për vitin 2022 është paraparë plani operativ por ende është në Qeveri dhe pritet të miratohet shumë shpejtë. Ndryshe, rreth 127 mijë persona janë të paraqitur në Entin për punësim të cilët kërkojnë punë, por siç potencoi Murati ka mungesë të kuadrove në disa drejtime e ndërsa çdo ditë hapen nga 8000-10000 vende pune./TV21