5 shtyllat e BDI-së, Zejd i përgjigjet Osmanit: Ke harruar shtyllën e turpit

Skender Rexhepi-Zejd nga “Aletrnativa”, i eshte pergjigjur zedhenesit te BDI-se, Bujar Osmani i cili dite me pare, shpalosi 5 shtyllat e BDI-se per bashkepunim me partite tjera shqiptare, raporton gazeta LAJM. Rexhepi ka thene se Bujar Osmani, ka harruar shtyllen e gjashte, ate te turpit, qe sipas tij, ka te beje me vjedhjen e votave shqiptare. “JO 5, POR 6 SHTYLLAT KOMBËTARE…E dëgjoj zëdhënësin e BDI-së teksa flet për 5 shtyllat kombëtare. Por ai e ka haruar shttyllen kryesore shqiptare, ate të 6-tën: Shtylla e 6 e politikës kombëtare shqiptare është SHYLLA E TURPIT, shtylla ku do të ngjiten fotografitë e vjedhësve të votës shqiptare nga lideri i partisë së tij deri te bandat lokale, ngase të dhunosh votën e lirë është njëjtë sikur të vrasish gjitha vlerat demoktatike perendimore të cilat i synojmë ne si popull.
Prandaj, sot është dita që në ora 19.oo t’i themi STOP vjedhjes së lirisë dhe ardhmërisë shqiptare”, ka shkruar Rexhepi ne Facebook.

Nje dite me pare Bujar Osmani i BDI-së shpalosi 5 shtylla kryesore të negociatave me partitë shqiptare.
“Është shumë me rëndësi të dakordohemi për këtë platformë shqiptare në garën politike që duhet të jetë e përhershme për politiken shqiptare këtu:
1. Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista. 2. Partia që e merr një votë më shumë flet në emër të shqiptarëve me komunitetet tjera. 3. Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetjte partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor. 4. Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese ( si në vitin 2006). 5. Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare” tha Bujar Osmani – BDI.