5 ditë na karantinë, boksieri Jasin Lama tregon si e kalon ditën në izolim: Më ka marrë malli për familjen, palestrën… (Video)

Boksieri i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Jasin Lama, ka pesë ditë që është duke qëndruar në karantinë në hotel “Ibis” në Shkup. Boksieri shkupjan ka treguar për faqen e gazetarit sportiv, reshat ibrahimi, se si po i përjeton këto ditë izolimi dhe për çka e ka marrë malli më shumë.
“Është dita e pestë në karantinë, po kalojmë mirë. Nuk e kemi vështirë, pasi kemi kiuhte të mira në hotel. Pak jemi mërzitur, sepse jemi të izoluar… Më së shumti jam përmalluar për familjen time, shokët, miqtë, të dashurit e mi dhe për palestrën, e cila më mungon shumë”, deklaroi Lama për gazetarin sportiv Reshat Ibrahimi.
Jasin Lama dhe Goce Janeski para disa ditësh u kthyen në Maqedoni pas 19 ditë qëndrimi në Londër ku morën pjesë në turneun kualifikues për LOV në Tokio.
Turneu olimpik për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit vetëm pas dy ditësh ishte ndërprerë nga ana e organizatorëve.