Filipçe: Të gatshëm të menaxhojmë kulmin e krizës

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 30 raste të reja me CoVid-19 duke çuar numrin e të prekurve në gjithsej 384. Në Shkup ka 12 raste të reja, në Kumanovë 8, në Kriva Pallankë 1 dhe në Prilep 9. Pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe një mjek në Spitalin Psikiatrike të Demir Hisarit. Lajmi i mirë është se deri në mesditë në Dibër nuk ka asnjë viktimë ndërsa për të tretën ditë me radhë nuk ka asnjë person të prekur nga virusi.

Në Kliniken Infektive sot janë të shtruar gjithsej 64 pacientë, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 6 prej tyre. 8 pacientë janë me simptome me të rënlinike. Disa pacientë janë në gjendje të mirë, ata janë testuar gjatë këtyre ditëve dhe nëse për herë të dytë rezultojnë negativ do të lëshohen- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se këto shifra nuk e rëndojnë sistemin shëndetësor, i cili është i gatshëm të për numër më të madh të pacientëve që sipas tij, priten në pikun e pandemisë në fund të muajit Prill.

Ministria e Shëndetësisë

“Sipas vendbanimit deri më tani me Covid-19 janë regjistruar në Shkup 195, Kumanovë 62, Dibër 47, Shtip 15, Prilep 21, Tetovë 13, Strugë 9, Veles 6, Manastir 4, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Gjevgjeli 2, Strumicë 1, Kriva Pallanka 2 dhe Koçan 1 rast.”

Një burrë pa shenja jete u soll në mesditë në ambulancën Viktoria të Komunës së Butelit. Ndonëse personeli mjekësor intervenoi, supozohet se i ndjeri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në ambulantë.

Familjarët thanë se ai ka vuajtur nga astma, por kohëve të fundit ka pasur kollë të thatë. Familjarët nuk duan ta marrin trupit e pajetë përderisa nga Instituti për shëndet publik nuk i marrin mostrat për të vërtetuar nëse ai ka qenë i prekur nga koronavirusi. Filipçe tha se protokolli i testit ka disa kritere.

Absolutisht nuk bëhet indikator për testim vetëm duke u bazuar në anamnezë, ja mundet edhe nga anëtarët e familjes, nëse bëhet fjalë për rastin konkret. Në bazë të anketës epidemiologjike, të dhëna që mund të japin anëtarët familjarë. Në kuptimin e indikatorit për testim të personave të vdekur ‘post mortum’ vlejnë rregullat e njëjta për të gjithë- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas tij, në gjithë shtetin kanë në dispozicion mbi 1.000 shtretër për hospitalizimin e pacientëve me koronavirus. Klinika Infektive me gjithë kapacitetin shtesë për pranimin e pacientëve me koronavirus posedon 250 shtretër, kurse edhe 400 shtretër disponon Spitali “8 Shtatori”. Dyert e hapura i kanë edhe reparti infektiv i Shtipit, Gostivarit, Velesit, Instituti për sëmundje të mushkërive në Kozle, vartësi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapia, si dhe spitalet private, të cilat kanë hapur dyert vullnetarisht. Deri më sot, gjithsej janë bërë 4.117 teste për virusin korona, për të cilat Ministri Filipçe thotë se janë bërë më së shumti në rajon, apo 2 mijë teste në 1 milion banorë.