46,14% ortodoksë, 32,17% muslimanë dhe 0,37 katolikë, përkatësia fetare e qytetarëve të RMV-së

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.

Sipas përkatësisë fetare në Maqedoni jaë deklaruar:
46,14% janë deklaruar si ortodoksë
32,17% si muslimanë
0,37 si katolikë

Në këtë regjistrim ka pasur qytetarë që janë deklaruar edhe si besimtarë të religjioneve tjera që nuk kanë qenë të regjistruar në regjistrimin e vitit 2002, edhe atë janë: krishterë protestantë, agnostik, budistë dhe tjerë.

Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.