42 vjeçarja e sulmoi policen në detyrë dhe e kërcënoi, policja u sulmua derisa po kryente detyrat zyrtare

Një grua 42-vjeçe nga Ohri e ka sulmuar fizikisht një zyrtare policore dhe i ka drejtuar kërcënime para ndërtesës së Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Ohër. Incidenti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 1 pas mesnate, ndërsa policja po kryente detyrat zyrtare para objektit të SPB Ohër. Sipas informacioneve nga policia, personi me iniciale M.S. pas sulmit është privuar menjëherë nga liria. Kundër saj është ngritur kallëzim penal për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë dhe për rrezikim të sigurisë. Nga policia informojnë se rasti po vazhdon të zbardhet.