41 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Vendi edhe dje ka vazhduar të jetë nën orë policore, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kështu, policia ka vazhduar sanksionet për mosrespektim të saj.Gjatë orës policore që lëmë pas, janë sanksionuar 41 persona, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë prej sot ora policore do të fillojë nga ora 23:00 e mbrëmjes, ndërsa do të përfundojë në ora 05:00 e mëngjesit./TV21