4 vetura përplasen në mënyrë zinxhirore, 8 persona lëndohen rëndë

Fatkeqësia e tillë në trafik ka ndodhur në afërsi të qytetit të Manastirit.
Njëri nga të lënduarit, ia ka nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjike, për shkak të lëndimeve të rënda. Gjashtë të tjerë po trajtohen në Repartin e Kirurgjisë, kurse dy të tjerët janë të shtruar në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Manastirit.
Aksident i rëndë trafiku me pasoja këtë mëngjes e ka bllokuar autostradën Manastir-Prilep, pranë urës mbi lumin Shemnica. Katër vetura janë përfshirë në një aksident trafiku, në një përplasje zinxhirore.
Trafiku në këtë pjesë u bllokua që nga ora 9 e mëngjesit.
Menjëherë pas njoftimit, ekipet e Policisë dhe të Urgjencës, dolën në vendngjarje.
Tetë persona u transportuan me urgjencë në Spitalin Klinik të Manastirit, me lëndime të rënda.
Njëri nga të lënduarit po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për shkak të lëndimit të rëndë. Gjashtë persona tjerë po trajtohen në Repartin e Kirurgjisë, kurse dy janë të shtruar në Repartin e Ortopedisë.
Departamenti i Zjarrfikësve të Manastirit konfirmoi se pavarësisht përplasjes zinxhir, për fat të mirë nuk shpërtheu zjarr në asnjë nga katër automjetet.