382 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit (20/21.02.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 382 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.