Cila është porosia e Albin Kurtit me përkujtimin e Zoran Xhinxhiqit?

Përmes përkujtimit për ish Kryeministrin e Sërbisë, Zoran Đinđić, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dashtë me e goditë Sërbinë duke i dërgu disa mesazhe BE-së.
Sërbia nuk dëshiron të integrohet ne BE, prandaj Kurti e potencon faktin se në kohën e Đinđić-it 75% e popullsisë së Sërbisë ishte pro BE-së, ndërsa tani në kohën e Vučić-it, 75% e popullsisë së Sërbisë është kundër BE-së.
Serbia i vret politikanët e vet që janë pro integrimit në BE, prandaj Kurti e përmend vrasjen e Đinđić-it dhe shton se vrasësit e politikanëve që janë pro integrimit të Sërbisë në BE, janë edhe organizatorë e ekzekutorë të masakrave ndaj shqiptarëve.
Kurti ka dashur të tregojë se pothuajse të gjithë politikanët sërbë në Sërbi janë sikur Slobodan Milošević-i. Madje, Kurti thotë se për gjatë dy shekujve politikanët sërbë ishin si Slobodan Milošević-i dhe se të tillët edhe sot i kemi në pushtet në Sërbi.
Për mua, problematik ishte vetëm paragrafi i dytë i përkujtimit, në të cilin Kryeministri Kurti tingëllonte si biograf i ish Kryeministrit Đinđić. Kjo mund të jetë një prej arsyeve që postimi i Kurtit ka nxitë gjithë këto reagime. Në të vërtetë, motivi i Kryeministrit Kurti përmes këtij paragrafi ishte që të na impresiononte me njohuritë e tij për Shkollën e Frankfurtit, për Habermas-in e për Tarkovsky-n