30 vjet nga burgosja me rastin e organizimit të vetëmbrojtjes shqiptare në të ashtuquajturën “Aferë e armëve”

Shkruan: Hysen Haskaj (I burgosur gjatë aferës në cilësinë e zëvendësministrit të Mbrojtjes)

(Nga partitë “shqiptare” njihej si “AFERË E ARMËVE “, ndërsa nga ato maqedonase “PARAVOJSKA”)

Me këtë rast na burgosën 9 veta, kurse pas 3 muajve “burgoset” edhe sekretari gjeneral i partisë më të madhe jomaqedonase, Partisë për Prosperitet Demokratim (PPD) z.Mitat Emini (tani i ndjerë).

Ishte një tradhti e madhe e koordinuar ndërmjet partive politike maqedonase dhe “shqiptare” e përçarë asaj kohe nga rebelimi i Degës së PPD – Tetovë.

S Y GJ E R I M TRADHËTARËVE TË TANISHËM

Këtë proces të montuar fuqishëm e ndihmuan shumë tradhëtarë “shqipëfolësa”, të cilët në bashkëpunim me shërbimet sekrete të Maqedonisë dhe të Serbisë, e montuan këtë aferë për disa qëllime, por primare ishin disa, edhe atë:

1. Maqedonia si shtet i ri kishte aplikuar për antarësim në OKB dhe për këtë qëllim duhej krijuar situatë të rrezikshme për shtetin dhe në atë mbledhje ky shtet u pranua me emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” (IRJM),
2. Faktorit ndërkombltarë t’i prezentohen shqiptarët si faktor destabilizues, terrorist dhe armiq të brendshëm, që në mënyrë permanente e rrezikojnë sovranitetin e këtij shteti,
3. Krerët e partive politike, rebeluesit e tyre dhe aktivistë nga diaspora ta shfrytëzojnë këtë aktivitet mjetet e grumbulluara matriale brenda dhe jashtë shtetit me qëllim të blerjes së mjeteve materialo-teknike- armatimit dhe veshëmbathjes t’i përvetësojnë dhe të pasurohen duke e shfrytëzuar këtë aktivitet të organizimit atëherë të quajtur Ushtria Shqiptare, ku pastaj në kurrizin e saj ngritet UÇK, UÇPMB pasiqë ky organizim shtrihej edhe në Kosovë e Luginë dhe pas viteve 1998 deri 2001 u tregua si plotësisht i arsyeshëm. Me këtë rast janë vjedhur shumë mjete financiare, të grumbulluara nga diaspora dhe brenda trojeve etnike shqiptare, për çka nuk ka dhënë askush llogari e përgjegjësi.
Tradhëtarëve të tanishëm iu sygjeroj të mos veprojnë në dëm të popullit të cilit i përkasin se në rastin tim nga 63 që i kam identifiku, si para burgosjes si gjatë burgosjes, 61 i kanë pagu mëkatet shumë rëndë (në mesin e tyre edhe 4 maqedonas) duke i humbur fëmijët shumica të vetmit pasardhës, pastaj bashkëshortet dhe familjarë të ngushtë. Mua më vjen keq për fëmijët e tyre të humbur, por atë është dashur paraprakisht ta kishin menduar vetë prindërit e tyre.

Ata dy të ngelur janë në fillim të pagesave dhe do e pësojnë si shumica e bashkëveprimtarëve të djallëzive. Njashtu palës maqedone i them se ata që e tradhëtojnë popullin e vetë “gazdallarët” me iu ardhë rasti i tradhëtojnë edhe më keq. Nuk mbahet shteti me tradhëtarë ai mund të jetojë si invalid por jo edhe të prosperojë.

Është një e vërtetë e pakontestueshme se Zoti i madhërishëm i falë të gjitha gabimet-mëkatet se njeriu i gjallë gabon, por TRADHËTINË NUK e falë asnjëherë

Personalisht me kërkesë me shkrim nga burgu i Shutkës kam kërkuar që në seancën kur do të dëshmojnë dëshmëtarët të ftuar nga gjyqi maqedonas, të thirren edhe 21 dëshmitarë-tradhëtarë më të rrezikshmit për t’i treguar opinionit shqiptarë çfarë bërllogu mbanë toka shqiptare. Asnjë nga ata nuk është thirrur, pse e dini ju se ata vyen të shtrydhen mirë por Zoti i thirri në përgjegjësi dhe dënime të rënda. Ç’është më e keqja se ata dëshmojnë shumë të pavërteta sipas sygjerimeve të shefave të tyre.

Tjerat ngjarje rreth kësaj afere, janë histori shumë e gjatë me shumë sakrifica dhe shumë krenari

Keni bindjen se asnjë keqbërës nuk mund të të bën asgjë nëse e ke mbrojtjen e Zotit. Zoti i mbronë vetëm meritorët.

Në fund e kanë thënë shumë personalitete të njohura botërore se shqiptarët kanë kujtesë të shkurtë, aq të shkurtë sa që pas një kohe e përqafojnë armikun…

Vizatimin e bëri piktori i njohur z.Rifat Çeliku ku jam unë në qelinë më famëkeqe të burgut të Shutkës Nr.29, në 2 m katrorë i ngujuar me dy kriminelë të rëndë njëri sërb e tjetri malazias. Fatmirësisht kur rash në burg. Zoti më dha fuqi të jashtëzakonshme, edhe pse ata në burgë na futën për t’na i shkatrruar shëndetin dalëngadalë dhe jo me vuajt dënimin, për aferën që ata e sajuan.

P.S.
Gjatë “Aferës së armëve” (1993-1994), aktivistë, anëtarë dhe funksionarë të lartë politikë të partisë së atëhershme më të madhe shqiptare – Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), kishin përfunduar në burg. Një nga të dënuarit madje ka humbur jetën nga keqtrajtimet dhe rrahjet e policisë.

Kësaj afere i kishte paraprirë arrestimi masiv i aktivistëve dhe funksionarëve të PPD-së në vitin 1994, por edhe zyrtarëve qeveritarë në mesin e të cilëve edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Hysen Haskaj. Ishte arrestuar edhe Mitat Emini zyrtar i lartë i PPD-së, si dhe shumë funksionarë, si Hasan Agushi, Resmi Ejupi, Selam Elmazi, Shinasi Rexhepi, Hysen Haskaj, Burim Murtezani, Akif Demiri, Abdiselam Arsllani, Eugen Cami dënoheshin për shkak të tentativës për prishjen e rendit Kushtetues të Maqedonisë.