30-vjeçari nga Kumanova arrestohet nën dyshimin se ka ngacmuar një 18-vjeçare

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 20 gushtit në rrugën „Nikolla Karev“ në Kumanovë. I dyshuari është larguar nga vendi me motoçikletë.

Një 30-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ngacmuar fizikisht një 18-vjeçare, ndërsa ajo po lëvizte në një rrugë të qytetit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 20 gusht 2026, rreth orës 00:15, në rrugën „Nikolla Karev“ në Kumanovë. I dyshuari, N.J. (30), dyshohet se e ka prekur vajzën në trup, pas së cilës është larguar nga vendi me motoçikletë.

Dy ditë më vonë, më 22 gusht, rreth orës 22:30, pjesëtarët e SPB-së së Kumanovës e kanë privuar nga liria 30-vjeçarin.

Ai është dërguar në stacionin policor, ndërsa nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.