Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës ka bërë të ditur se Kina do të vijojë edhe sivjet subvencionet për blerjen e automjeteve me energji të re.
Ministri Miao Wei tha se ky vendim synon të stabilizojë pritshmëritë e tregut dhe të sigurojë zhvillimin e shëndetshëm të këtij sektori.
Ai theksoi se nuk do të ketë një ulje të dukshme në standardet e subvencionimit.
Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit thotë se politikat e Kinës lidhur me automjetet me energji të re, sidomos politika e subvencioneve, kanë luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e tregut të konsumit dhe rritjen e zhvillimit industrial. (Li Huailiang)