Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka sjell vendim për nisjen e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 58 vjeçare, i dyshuar për dhunë seksuale ndaj fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet.
I dyshuari shumë herë gjatë vitit 2019 në shtëpinë familjare në Manastir ka kryer veprime seksuale ndaj tre fëmijëve të tij që i përkisnin moshës, 13, 8 dhe 6 vjeç.
Prokurori publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore-Manastir ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata ka pranuar propozimin dhe personit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë.