250 policisë special të Kosovës do ta mbrojnë sot Malin e Zi nga protestat serbe?

Portali FOS Media nga Podgorica shkruan se 250 pjesëtarë të forcave speciale kosovare ROSU, janë në disponim të autoriteteve malazeze me rastin e protestave të serbëve të caktuara për sot (në ditën e Bozhiqit serb). Serbët protestojnë pas Ligjit për bashkësitë fetare të miratuar nga Parlamenti malazez, me të cilin kishat në Mal të Zi nuk janë më në pronë të Kishës Ortodokse Serbe. Serbët e Malit të Zi, por edhe ata në Serbi kundërshtojnë këtë ligj dhe kanë paralajmwruar protesta, transmeton Gazeta Lajm. Nderkohë autoritetet e Malit tw Zi kanë demantuar këtë lajm dhe kanë arrestuar gazetaren A.Gj. e cila shkroi tekstin, nën akuzën se ka përhapur panik në opinion.