248 orë pas tërmetit ndodh mrekulli tjetër në Turqi, 17-vjeçarja nxirret e gjallë

Në Turqi ka ndodhur një mrekulli tjetër.

248 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, ekipet kanë shpëtuar një 17-vjeçare nga rrënojat në Kahramanmaras.

“Jemi dëshmitarë të një mrekullie”, është dëgjuar të thotë dikush nga ekipi shpëtues.

Mediat turke kanë raportuar se tani po punohet për shpëtimin e vëllait të saj.

Shpresat janë shumë të vogla që mund të nxirren të gjallë persona pas kaq shumë ditësh.

Viktimat nga tërmeti në të dyja vendet janë mbi 41 mijë.