23 shkelje të orës policore, 481 gjoba për mosmbajtje të maskës

Nga ora 22:00 e ditës djeshme (05.04.2021) deri më sot në ora 05:00 Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 23 shkelje të orës policore. Në ndërkohë në gjithë territorin e vendit janë shqiptuar edhe 481 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Ministria për Punë të Brendshme vazhdimësi bën thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.