22 vjeçarja që ndërroi jetë refuzoi që të hospitalizohet

Shkak për vdekjen e viktimës më të re të virusit korona, 22 vjeçares e cila ishte edhe shtatzënë, ka qenë refuzimi për t’u hospotalizuar, ka thënë sot drejtoresha e klinikës së gjinekologjisë dhe akusherisë, Viktorija Jovanovska. Ajo sqoroi se pacientja është sjellë në klinikë më 23 nëntor për herë të tretë, gjeqësisht më 22 nëntor është sjellë dy herë, por ka refuzuar të hospitalizohet edhe pse është paralajmëruar se vendos në rrezik edhe veten edhe foshnjën.

Viktorija Jovanovska

“Pacientja ka refuzuar të hospitalizohet, ka marrë infuzion është ndjerë më mirë, ka nënshkruar dhe është larguar. Përsëri është kthuer në Klinikë rreth orës 23:00 megjithatë përsëri ka refuzuar të qëndrojë pasi është dashur të hospitalizohet në repartin ku trajtohen pacientët me Kovid, ndërsa ajo ka pasur test negative. Laboratoria dhe klinika kanë dëshmuar se ajo është pozitive me kovid. Ata që janë pacientë me simptoma I trajtojmë si suspekt dhe i vendosim në repartin e kovidit, jo tek rastet pozitive, por tek pacientët suspektiv, megjithatë pacientja përsëri refuzoi. Kur është kthyer më 23 nëntor në mëngjes veç më ka qenë me fryt të vdekur dhe me pasqyrë shumë të përkeqësuar laboratorike”

Përveç kësaj, për pacienten në fjalë ka pasur dyshime se mund të ketë qenë edhe viktimë e dhunës familjare, por drejtoresha e klinikës thotë se edhe ajo personalisht por edhe familjarët kanë refuzuar një gjë të tillë.

Viktorija Jovanovska

“Familja ka qenë e shqetësuar sepse kanë dashur ta bindin të qëndrojë në spitale. Nuk mund të themi se ka pasur shenja të dhunës familjare . Ajo ka ardhur me gjakderdhje, megjithatë edhe vetë gjendja mund të jetë edhe prej asaj. Pacienten disa herë e kemi pyetur mos ka pasur ndonjë tentim për dhunë familjare, por ajo ka mohuar, gjithashtu ka mohuar edhe familja”

22 vjeçarja e cila ndërroi jetë më 9 dhjetor në spitalin “8 shtatori” si pasojë e virusit korona, ka pasur edhe komorbiditete të tjera. Më 36 nëntor është hospitalizuar në gjendje të rëndë dhe ka lindur foshnjën të vdekur përmes operacionit cezarian. Tre ditë ajo ka qenë në respirator, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë. Kjo është shtatzëna e gjashtë e cila ka humbur jetën që nga paraqitja e Kovid 19 për herë të parë në vendin tonë./SHENJA