2109 parti, e një burrë s’dul që e hap kufirin Llojan-Miratoc

Shkruan: Furkan Saliu, gazetar

Ej, hallall ju qoftë për guximin a…
20 vjet kam’ jetu në të njëjtën ndërtesë, mem pas thon’ dikush haj bonu kryetar i këshillit të ndërtesës nuk kisha pas guxim mi thon n’rregull.

Pash krejt ku pe merrni guximin me hap parti e me kerku me udhëheq një popull?

A e keni vërejtje se shumica e të rinjve apo edhe më të moshuarve që mendojmë se mund të ndryshojnë diçka i ikin politikës?

Është e thjeshtë arsyeja… E dinë peshën, barrën dhe nuk e marrin si obligim. Ata janë tepër të mençur dhe e i dinë mundësitë por edhe e njohin ambientin.

A po pritni me jau vizatu e me jau shpjegu që sjeni për me udhëheq popull a?

Vizatim më të qartë se zgjedhjet a ka?

Po nejse edhe rezultatin e mesazhin e popullit për ta lexuar duhet të kesh kapacitet politik, intelektual, e sidomos njerëzor.

A e dini çka mendoj unë? Pushteti është si droga, në të njëjtën kohë di me qenë i ëmbël si sherbet. Krejt këta që po formojnë parti së paku një herë e kanë provuar transin e pushtetit, ëmbëlsinë e fjalës shef, e popullin kush po ia… 🙂

1250 parti, e ne ende jemi populli që e flet gjuhën 20%.

2109 parti, e ende nuk dul 1 burrë që e hap kufirin në Llojan.

2765 parti, ama Prizrenin veç në harta e plane e kemi 30 minuta larg prej Tetovës.
3200 parti, e Kryeministri shqiptar su bë 🤣