21 humbje jete, 947 të infektuar me virus dhe 397 të shëruar

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3450 testime të realizuara, 947 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup – 453, Prilep – 65, Veles – 56, Negotinë – 44, Kavadarc – 41, Shtip – 30, Tetovë – 29, Kumanovë – 26, Strumicë – 22, Gostivar – 21, Manastir – 21, Ohër – 19, Gjevgjeli – 18 , Koçan – 17, Strugë – 12, Kriva Pallankë – 9, Krushevë – 9, Resnjë – 7, Berovë – 6, Kratovë – 6, Dellçevë – 5, Demir Kapi – 5, Dibra – 4, Radovish – 4, Bogdanc – 4, Kërçovë – 2, Sveti Nikollë – 2, Probishtip – 2, Vinic – 2, Vallandovë – 2, Demir Hisar – 2 dhe Pehçevë – 2.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 397 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërsa 21 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.