201 gjoba në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 201 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 24 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehu dhe 4 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve…