20 vjetori i luftës në Maqedoni, flet ish zëdhënësi i UÇK-së në Amerikë, Gjek Gjonlekaj (Video)

Njëzet vjetori i luftës së UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, nuk harrohet as nga bashkëkombasit tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me rastin e këtij përvjetori, për kontributin e mërgimtarëve tanë në SHBA ka folur Gjek Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës dhe korrespodent i saj në Kombet e Bashkuara. Në vitin 2001 Gjonlekaj ka qenë zëdhënës i UÇK-së në Amerikë, kurse në një intervistë për televizionin Albtvusa, ka folur për mobilizimin e madh të diasporës sonë për të kontribuar në senzibilizimin mediatik për luftën e drejtë.