“20 mijë njerëz aktiv i kam pas vetes”, Gania i bindur për përkrahjen e publikut

Gani Gërmia, është një ndër banorët më të përfolur të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Në një bisedë me Bucin dhe Besin, ai tregon se është i bindur për përkrahjen e publikut nga jashtë, shkruan lajmi.net.

“20 mijë njerëz aktiv i kam pas vetës”, tha Gania shumë i sigurtë në publikun e tij jashtë shtëpisë.

Buci dhe Besi e kthyen këtë deklaratë të tij në humor duke i thënë se kjo është e pamundur.

Gania është i preferuari i publikut sipas votave të tyre. /Lajmi.net/

YouTube player