2 mijë marka ishte shpërblimi nga UÇK-ja për kokën e Haxhiut: Ish-agjenti i SHIK-ut reagon ashpër: Tre shefat e Batonit janë të burgosur në Hagë

Gazetari Baton Haxhiu, i cili për publikun shqiptarë dhe më gjerë njihet si bashkëpunëtori i Jovica Stanishiçit, mik i afërm i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Edi Ramës, por edhe i Aleksandër Vuçiqit, në një debat televiziv ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të kërkoj fajle.

Sipas tij, Kurti duhet të kërkon falje për tezat dhe diskursin që kanë ndërruar në të ardhur në pushtet.

“Le të thonë kërkojmë falje, nuk e kemi ditë që shteti është diçka tjetër, pushteti është diçka tjetër, lëvizja e institucioneve tjera”, ka thënë ai.

Mirëpo, pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se tre shefat e Baton Haxhiut janë në burgun e Hagës.

Jovica Stanishiçiqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë tre shokët, që Miftari thotë se janë shefat e Haxhiut.

Miftari ka treguar se në kohë luftë, UÇK-ja kishte bë gati një shpërblim prej 2 mijë marka për kokën e Baton Haxhiut.

Mirëpo, ai befasohet se si pastaj Haxhiu manipuloi me liderët e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Kujt me i kërku falje misionarit të UDB-së a?

Ka harru ky këlyshi serb, se tre shefat e vet i ka në burg në Hagë, Jovica Stanishiçin, Hashim Thaçin spiunin Francez DGSE dhe Kadri Veselin (parashutistin pa parashut të Francezve DGSE aleatit shekullor të Serbisë).

Kur më kujtohet se koka e juaj 1998 ishte e vlerësuar 2000 marka nga UÇK-ja shperblim për atë që iu arreston, i pari më vjen neveri si i manipuluat pastaj liderët-milonerat e UÇK-së!