2 km Shkup-Bllacë kurrsesi s’po bëhet, e po flasin për Korridore

Shkruan: Xhevdet HAJREDINI

Ndërtimi i 2 km. të para të rrugës Shkup – Bllacë ka filluar në janar të 2020-s., është dashtë të mbarojë deri në gusht 2021. dhe të kushtojë 17 milionë euro.

Meqenëse punimet nuk u kryen, në janar 2023. me GRANIT-in u lidh kontratë e re për kompletimin e ndërtimit me vlerë prej 11 milionë euro dhe afat deri në fillimin e 2026.

2 km. të autostradës do të kushtojnë gjithsejt 28 milion euro, ose ndoshta edhe më tepër.

Për krahasim, në Austri,1 km autostradë, me konfiguracion shumë më të vështirë, ndërtohet për 13 milionë, në Serbi 3,8 deri 7,7 milionë për 1 km., në Bulgari 3,1 milionë euro.

Në kohën e Zaevit koordinator për ndërtimin e autostradave ishte Bujar Osmani, kurse tani Artan Grubi. Drejtorin e RRUGEVE TE MAQEDONISE, Ejup Rustemin, siç deklaron vetë, e ka emëruar Ali Ameti.

P.S.
Me “koordinatorë” të tillë, mund ta marrim me mendë se kur do ndërtohen edhe 10 km. të aksit Shkup – Blacë dhe Korridori 8.