154 raste të reja, 12 viktima nga virusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në përputhje me të dhënat e Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 1.967 testime ndërsa janë regjistruar 154 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 408 pacientë.

Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona, jetën e kanë humbur 12 persona. Të gjithë ato kanë vdekur në kushte spitalore. /SHENJA