13 viktima dhe 329 të infektuar me virus

Nga Ministria e Shëndetësisë, infomrojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.045 testime të realizuara, 329 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 200 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërsa 13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21