12 të vdekur pas aksidentimit të një autobusi në Turqi

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 19 tjerë janë lënduar pasi një autobus me pasagjerë është aksidentuar në provincën qendrore turke Yozgat të hënën në mëngjes.

Autobusi ka rënë në një luginë, kanë njoftuar zyrtarët, raporton “Hurriyet”.

Autobusi po udhëtonte nga Sivasi për në Stamboll.

Një nga 19 të lënduarit është në gjendje të rëndë.