11 viktima dhe 316 raste të reja me virus, shërohen qindra pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1562 teste të kryera janë regjistruar 316 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 681 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 1007.479 raste, prej të cilëve 95.410 janë shëruar, kurse 3.206 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.863 raste aktive.