109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës, Kasami: Së shpejti edhe rikonstruksioni i plotë

Kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se janë siguruar 109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës.

Kasami ka thënë se me këto punësime synohet forcimi i kapaciteteve të spitalit dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut.

“109 vendime pune për Spitalin e Tetovës! Forcojmë kapacitetet e spitalit dhe përmirësojmë shërbimet shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe Pollogut”, ka shkruar Kasami.

Ai ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë që kanë marrë vendimet e punës dhe u ka uruar sukses në detyrat e tyre.

Kasami ka paralajmëruar gjithashtu se së shpejti pritet edhe rikonstruksioni i plotë i Spitalit të Tetovës, duke theksuar se investimi në shëndetësi dhe në njerëz është investim për të ardhmen e qytetit. përcjell Zhurnal.mk .