107 raste me virus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.668 testime, ndërsa janë regjistruar 107 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 247 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 19 persona të vdekur: 12 persona të vdekur nga Shkupi (86, 84, 80, 75, 75, 73, 67, 65, 63, 57, 48 dhe 39), 2 persona të vdekur nga Kumanova (71 dhe 42) dhe nga një person të vdekur nga Bogdanci (70), Velesi (73), Gjevgjelia (69), Kërçova (69) dhe Makedonska Kamenica (87).

Për më tepër, sipas Regjistrit të personave të vdekur nga COVID-19 nga “Termini Im”, u raportuan edhe 5 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 16.09.2021 deri në 04.10.2021. Janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi, dhe nga një person të vdekur nga Tetova, Gjevgjelia dhe Velesi, të moshës nga 59 deri 79 vjeç. /SHENJA/