1000 policë në terren, Garda në gadishmëri! Masat e mara nga Policia e Shtetit për manifestimin e organizuar nga Meta

Policia e Tiranës ka aprovuar kërkesën e presidencës për të mbajtur një manifestim tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.

Mësohet se për mbarëvajtjen e tubimit do të angazhohen rreth 1000 forca policie, të cilat do të qendrojnë pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit.

Sakaq bëhet me dije se do të jenë të angazhuar punonjësit e rendit, forcat shqiponja dhe FNSH. Ndërkohë në gatishmëri pranë godinës së Kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës.

Kujtojmë që manifestimit do t’i bashkohen edhe shumë emigrantë nga e gjithë bota, për ta është organizuar edhe një program i veçantë, i paralajmëruar nga presidenca.