100 mijë protestues në Berlin, kundër pushtimit rus në Ukrainë

Ndërsa Gjermania njofton për një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes policia gjermane thotë se më shumë se 100 persona po marrin pjesë në një protestë në Berlin kundër pushtimit rus në Ukrainë.

Demonstruesit kanë mbushur një zonë të madhe të qytetit. Ata thonë se turma mund të përfundojë në Alexanderplatz, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania konfirmoi gjithashtu se do të dërgonte 1000 armë antitanke dhe 500 raketa Stinger në Ukrainë.