Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 52-vjeçart që u arrestua për llogari të Maqedonisë së Madhe, pasi akuzohet për tri vrasje. Besim Sherifi prej 10 vitesh dyshohet se fshihej në Tiranë. Ai përdorte identitetin e një shtetasi kosovar, dokumente të cilat iu sekuestruan pas arrestimit dhe që dyshohen se mund të jenë të falsifikuara.
Fillimisht, dy muaj më parë, forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë. Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte në kërkim ndërkombëtar. Pasi forcat operacionale ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”.
Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi.
Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm.



