10 infermiere nga Klinika Infektive në Shkup infektohen me Kovid-19

10 infermiere (motra medicinale) në Klinikën Infektive në Shkup janë të infektuara me Kovid-19, ndërsa edhe dy kolege të tyre janë në izolim, shkruan portali Mkd.mk.

Nga fillimi i pandemisë 527 punonjës shëndetësor janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa 12 kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjithsejt 40 infermiere punojnë në Klinikën Infektive, por se atyre pas mungesave i është shtuar staf nga klinikat e tjera. (INA)