1 miliard euro për ta çuar ujin e Tepelenës në Itali

Shkruan: Kreshnik Odmani

Gati projekti 1 miliard euro për të çuar ujin e ftohtë të Tepelenës në Itali nëpërmjet një tubacioni 80 km nën Adriatik.

Pasi ia dhamë gazin e Jonit të Veriut Greqisë, pasi po ia japim mineralet (bakër, flori, krom, nikel) etj.. tyrlilloj kompanie ndëkombëtare, pasi i dhamë Portin e Durrësit arabëve që shërbejnë si maskat e parave të sektit në pushtet, pasi jemi në prag humbjeve të Trepçës dhe Ujmanit me të cilët kemi mbaruar punë, tashmë po lëshojmë burimet ujore që na i ka fal Zoti. Italia merr ujin tonë e paketon dhe e shet në Dubai sepse nuk paskemi një linjë prodhimi uji dhe një skemë marketingu të prodhojmë e të shesim ujë. Uji i Shqipërisë shkon në Itali ndërsa shqiptarët pijnë ujë Pana në Restorant. Uji i Shqipërisë shkon në Dubai nga Italia kurse shqiptarët çojnë eskorta në Dubai që të hanë jashtqitje sheikësh.

Italinë e kemi xhan dhe aleat strategjik, të njejtat marrëdhënie i duam me fqinjët e tjerë, në rajon dhe më gjerë por jo tu shesim Shqipërinë.

Shqipëria në shitje, shqiptarët në arrati është projekti i sektit të Rilindjes dhe askush nga patriotët e mëdhenj të shqiptarisë nuk ndihet. Në fund fare ata janë patriotë ndërsa ne konspiracionistë.

Ka mbetur shumë pak kohë që ky vend të mos zhduket nga harta sepse janë të gjithë bashkë dhe vendi është pa opozitë.

Bashkohuni me Levizja Shqiptare Atdheu sepse po përgatisim gardhin e fundit të rezistencës para se të na shuajnë plotësisht. Pasi ta shesin Shqipërinë dhe të na përzenë ne, të mbeturve do ua shesin edhe veshkat edhe organet.

Koha është tani

#shqipëriadotëngrihetserish