1.732 raste të reja me virus, 204 janë riinfektime!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.732 raste pozitive nga realizimi i 6.928 testimeve.

204 raste nga 1.732 rastet e reja, janë riinfektime.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1.035 të shëruar dhe 7 viktima nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 6 viktima të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 24.12.2021-11.01.2022, transmeton TV21.

Deri tani në vend janë realizuar 1.692.991 testime, prej të cilave pozitivë kanë rezultuar 241.651 persona. Numri i personave të shëruar arrin në 218.340, i të vdekurve në 8.083, ndërkaq i rasteve aktive në 15.228.