​Trump sanksione Kinës për shkak të shtypjes së ujgurëve myslimanë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një propozim ligjor për futjen e sanksioneve kundër Kinës për shkak të shtypjes së pretenduar të Pekinit ndaj ujgurëve myslimanë.

Në të njëjtën kohë, një libër i diskutueshëm i ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar të Trumpit, John Bolton, i cili ngriti pluhur në Uashington, publikoi dëshmitë për mënyrën sesi Trump gjoja e inkurajoi Kinën të mos mbyllë kampe të detyruara për grupet e pakicave, transmeton Reuters.