​Shqipëria pezullohen lundrimet me Italinë e veriut

Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë pezulloi lundrimet me Italinë e veriut ku disa zona janë shpallur karantinë me dekret qeveritar.

Sipas urdhrit të ministrisë ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.

Po ashtu të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Shqipërisë nuk do t’iu lejohet zbritja e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.

Në Vlorë ndërkohë vazhdojnë lundrimet me destinacionet në jug të Italisë. Ndërsa agjencitë e udhëtimeve kanë dhënë urdhër drejtuesve të autobusëve që të mos bëjnë itinerarin drejt Italisë nga frika e koronavirusit.