Kjo është kënga e re e Arilenës për ‘Eurovizion’

Edhe pse në ‘Festivalin e Këngës’ kishte fituar pozitën e parë me këngën ‘Shaj’ Arilena Ara ka përgatitur një tjetër këngë për “Eurovizion”.

Ajo kishte udhëtuar në SHBA javë më parë ku kishte bashkëpunuar me kompozitor të huaj për të nxjerrë një këngë të re për festivalin muzikor.

Në postimin e bërë në Instagram, Arilena njoftoi se ‘Fall from the sky’ do të mbaj titullin kënga me të cilën ajo do përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovizion’.