Presidenti thotë se në takimin me Vuçiqin në Uashington nuk është diskutuar për kufijtë

Duke folur para mediave, Thaçi tha se në atë takim nuk është diskutuar ndryshimi i kufijve. Derisa ka shtuar se kushdo që ka thënë se në atë takim është diskutuar për çështjen e kufijve, janë deklarata të paqëndrueshme dhe për të krijuar konfuzion në opinionin publik.

Tutje ai tha se ka për mision bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës në territorin aktual dhe të paprekshëm të Republikës së Kosovës.

“Kushdo që i ka përmendur, janë të paqëndrueshme. Janë për të krijuar konfuzion në opinionin publik. Takimi në Uashington ka qenë i vullnetit të mirë, i qëllimit të mirë, i një mundësie të re të krijuar nga SHBA-ja, që të dy vendet të fokusohen në zhvillimin ekonomik, për hapje të vendeve të reja të punës e për një të ardhme evropiane. Nuk është diskutuar për substancë, por është shprehur vullnet për normalizimin e raporteve ndërshtetëror që do të shkonte drejt përfundimit të njohjes reciproke. Çdo zgjidhje që mund të arrihet, do të arrihet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, theksoi Thaçi.