​Policja nga Gjilani vret katër anëtarë të familjes, pastaj edhe veten

Një zyrtare policore në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të saj të familjes e pastaj edhe veten.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it. Kurse, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë se për momentin nuk mund të flas asgjë, pasi është një rast i rënd.

“Prokurori është në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do ta jep deklaratën për media”, tha ai.