​Një përgjigje ndryshe nga Allegri në lidhje me dyshen Ronaldo – Messi

Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit ka thyer heshtjen e tij gjatë një interviste të gjatë për “Sky Sport Italia”.

Në intervistën e tij të gjatë, ndër të tjera, Allegri ka folur edhe për dyshen Cristiano Ronaldo – Lionel Messi.

“Edhe Ronaldo është njeri dhe mund të bëjë gabime, por ka pak kush që mund të shkundë një mbrojtës dhe të vrapojë drejt golit si ai.”, u shpreh fillimisht Ronaldo.

“Fuqia e Cristianos është se ai ka këtë mendje që është e programuar për të fituar. Ai fitoi pesë trofe të Topit të Artë, Ligën e Kampionëve, kaq shumë tituj, megjithatë ai është atje duke i dhënë vetes motivim të ri çdo ditë.”

“Është gjithashtu e natyrshme që ata që luajnë përkrah tij duhet të kuptojnë hapësirën që ai lë duhet të plotësohet nga lojtari tjetër.”

Sidoqoftë, kur Allegri u pyet drejtpërdrejt për të zgjedhur midis Ronaldos dhe Messit, përgjigjja ishte e pa qartë.

“Ata janë dy lojtarë shumë të ndryshëm. Unë do të thoja që njëri është më i madhi, tjetri është më i miri.”