​Mbyllen katër vendkalime kufitare Slloveni-Austri

Katër kalime të reja kufitare midis Sllovenisë dhe Austrisë do të mbyllen nesër, pasi u vendosën kufizime shtesë nga autoritetet austriake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Sllovenisë.

Vetëm nëntë vendkalimet kufitare midis dy vendeve do të mbeten të hapura, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.