Regjisori kërçovar që përloti amerikanët me filmin “Tragjedia e Kosovës” (VIDEO)

Ramazan Hajdini është një emër i njohur i diasporës shqiptare. Ai është një regjisor i shquar ka një opus të pasur të veprave të tij, që kanë bërë bujë të madhe edhe në opinionin amerikan.

Përveç regjisurës, Hajdini shquhet edhe për aktivitetin e tij të palodhshëm kombëtar si anëtar i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, por edhe i NAAC, organizatat lobiste që afirmuan dhe ndihmuan tejmase çështjen e lirisë së Kosovës, por edhe për të drejtat e shqiptarëve anembanë.

“Tragjedia e Kosovës” (The Kosova Tragedy) është filmi dokumentar i regjisorit Hajdini i realizuar gjatë tragjedisë së rëndë të Kosovës në vitin 1999. Regjisori Hajdini thotë se filmi është punuar për TV 10 Wisconsin, SHBA me 1999.

Ky film ka bërë jehonë në opinionin amerikan, ku është reflektuar dhe akceptuar gjenocidi barbar serb ndaj shqiptarëve etnik. Ky film ka mbërritur për tu ndjekur edhe në qarqet më të larta të politikës amerikane të asaj kohe.

 

Kërçovari Ramazan Hajdini ka shumë vepra të realizuara, por ai nuk është një personalitet që ka dashur të ekspozohet në media. Ai në vitet e 70 largohet drejt SHBA-ve, për shkak të përndekjes nga regjimi ish-jugosllav, derisa ishte gjimnazist në gjimnazin “Zef Lush Marku” në SHkup.

Hajdini emigron në SHBA, ku kryen fakultetin e arteve vizuele, më pas edhe magjistraturën, duke marrë titullin e regjisorit. Ai një kohë ka punuar si regjisori edhe në ish-TVP, pasi që ishte kthyer nga SHBA për të dhënë kontributin e tij. Por, pas një kohe i refuzohet vazhdimi i lejes së punës dhe detyrohet të kthehet në SHBA. Ka punuar si asistent i regjisë në filmin “Njeriu prej Dheu”, 1984. Por edhe në vepra tjera të realizuara ish-TVP (sot RTK):

“Njeriu i bardhë, Njeriu i zi” (interpretim i poezive te Ali Podrimes)

“Agamemnon”, interpretim i poezive të Mirko Gashit.

“I Pangopuri”, dramë e interpretuar nga studentët e Prishtines, 1984

“Këngë burimore dhe polifonike nga Kërçova, Struga dhe Prespa”, 1984

“Ohri, gjurmet ilire”, 1984

“40 vjetori i çlirimit te kampeve naziste”, 1985

“Zemrat në Flake”, 2000, Prishtine

Në SHBA ka punuar dokumentarët:

“Diku në Çikago”, (rreth jetës së kurbetçarëve), 1980

“E drejta për grevë”, 1980

“Jerry largohet nga puna” 1981

“Potreti i një legjendari”, F.S.Molit, 1982  (Ina Online)