​Krerët e institucioneve të Kosovës vendin kurora lulesh te busti i senatorit Dole

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe te busti i senatorit Bob Dole, i cili vdiq dje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot i bashkohen familjes, qytetarëve për ta përkujtuar këtë njëri të madh që nuk e ka kurrë Kosovën vet.

“Të pikëlluar edhe shumë krenarë për miqësinë që e ndërtuam përgjatë dekadave dhe gjithë përkrahjen që i dha popullit të Kosovës në kauzën për liri dhe pavarësi Senatori Bob Dole ishte me ne jo vetëm në vitet e 90, por edhe në sfidat e epokës së pavarësisë dhe pas pavarësisë. Kurrë nuk e ndali përkrahjen për Kosovën”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se përkulen para jetës dhe veprës së Bob Dole.

“Senatori Bob Dole ka kontribuar shumë për paqe në Evropë. Teksa ai prehet i qetë ne përkulemi para jetës dhe veprës së tij. E kujtojmë dhe e vlerësojmë kontributin e tij”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Kosova humbi njërin prej miqve më të mirë që e pati.

“Ka pasur një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Bashkë me krerët e institucioneve të Kosovës, homazhe bëri edhe i ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe.