​Koreja Veriore ndalon hyrjen e turistëve për shkak të virusit kinez

Dy operatorë të huaj turistikë zbuluan sot se zyrtarët veri-koreanë u thanë atyre se kufijtë do të mbyllen derisa virusi të vendoset ‘mirë nën kontroll’.

Një kompani ajrore e Koresë së Jugut gjithashtu ka njoftuar se do të shtyjë nisjen e fluturimeve të saj të lira për në Wuhan, qyteti kinez në qendër të shpërthimit të virusit.

T’way Air tha se vendimi ishte ‘i pashmangshëm’ duke pasur parasysh numrin në rritje të të prekurve nga gripi në Azi që ka arritur tashmë në gjithsej 325.

Gjashtë pacientë kanë vdekur nga infeksioni i ngjashëm me SARS, i cili është përhapur në Tajvan, si dhe në Tajlandë, Korenë e Jugut dhe Japoni.

Shkencëtarët janë duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të kontrollojnë shpërthimin e virusit ende të panjohur, për të cilin zyrtarët konfirmuan dje se ka kaluar midis njerëzve.